KOHË GOMARESH

 

Me s'jetojmë në mal
Jemi berë intelektual.

Tash n'a erdhi dita
Kami hyp dhe n'pozita!

 

Jemi berë dhe deputet
Analista e poet!

N'parlament pallim e pallim
Pak me dashtë krejt e kallim.

 

Ti qe s'je si ne
Me mirë t'bije te varesh
Kuptoje një herë e mirë,
Jetojmë n'kohë gomaresh!

 

DHELPRA DHE RRUSHI

 

Një dhelpër e uritur
duke bredhur n' fushë,
- befas para i doli
një hardhi plot rrush.


Asaj i shkëlqyen sytë
- foli duke qesh,
tash do të ha të terin
s'do ta le asnjë  kalavesh.

 
rrushin që ishte lartë
- nuk e arriti dot ,
nga inati e mërdhezur
iu mbushen sytë  lotë :

 
- Qendro rrush i zi
varur n'hardhi - lart,
se , unë s'te ha
- se ti je i i thartë!

 

Dike s'e nxenë dielli

- dike e sosë,

dikush ka bari

por nuk ka kos!

 

Dikush ka para

por nuk ka mend,

te menqurit pa para

- fjala s'i zë vend!

 

Dikush ka mjaftê

kërkon prapë pasuri,

disa kënaqën me pak

- veq t'mos ken uri!

 

Dikujt në një vend

kurrë s'i pret këmesa,

- tê gjithë kanë ëndërra

dhe jetojnë më shpresa!

 

Mungesat nder njerëz

janë sipas rangut,

vështirë te gjendet dikush

që s'ka diçka mangut!

 

Të gjitha i ka

vetem  një njeri,

ai që e ka zemrën

- plotë DASHURI!!!

 

 

Në një ditë të nxehtë

Pranë detit n'Shengjin,

pushonte lopa nën hije

- që lëshonte një blin.

 

Pranë sajë

shkojë nje skile,

nisi t'i flas ngadalë

- nisi t'i flas më hile.

 

Ne s'e meritojm hijen

- që lëshon blini ,

jemi të paaftashih,

si kërcen delfini?!!

 

Edhe unë mundem

- tha lopa larë,

qe tani jam e gatshme

- më te t'hyj në garë.

 

Nuk besojë pa të pa'

i tha lopës plot hile,

ja pra ku është deti

e nxiti ndrikulla skile.

 

Lopa u mërdhez

- ra në siklet,

dhe pa një pa dy

- kërceu në det.

 

 Si delfini qëndrimin mori

por nga deti më nuk doli.

 

Hë,tha lopa nën blin

kështu e pëson lopa

që do të behet delfin.