AGIM GASHI GJYSH TË KAM SHOQE (vjersha pur fëmijë) ___________________________________________________________ |
LËGJENDA PËR FISIN ILIR
RRUGËTIMI YNË (Më rastin e hapjes se tunelit në Kalimash)
Para shumë e shumë vitesh u nisëm në një udhë, por,na pengonin lumenj't - malet e larta më gurë.
Na ndiçnin hijet - na sulmonn hijenat, brezat n'ketê udhëtim p kan lënë dhe krenat.
S' e ndalen rrugëtimin - grat as burrat , nisën t'i shpojnë malët - i ndërtuan dhe urat.
Dhe u shfaq drita në fund të tunelit, erdhi kohë e dritës - iku kohë e territ.
Kur bashkohën fushat kur bashkohen malet, Bashkimi kombëtar kurrë nuk do të ndalët.
DY MOTRA
Kur ishin te vogla dikush i ndau dy motra.
Ato rriteshin por as në lojë, njera tjetrën s'e zinin në gojë.
Të dyjat më mallpêr vëllazni, në vatrat e tyre linden shumë fëmijë.
Kur iu rritën fëmijët njeri tjetrit i dhanë besën, - do t"ibashkojmë nënën dhe tezen..!
KUR VDEKJA KORITËT...
Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
Ne fëmijët e Kosovës
Thërret zilja
Xha Rexhepi
N'oborr t'shkollës
Mjaft qëndroi vetëm
Një herë në klasë te dytë
Me një paralele luanim futball
Kur mëson vogëlushja Artë
Nënë e dashur -
Gjyshi në tierç
SHALIMI I PARË
NE FËMIJËT JEMI T'MËDHENJË
Ne fëmijët jemi t'mëdhenjë
LIVADHET E VENDLINDJËS
Nëna gjendet n'punë
LETER NGA KOSOVA
SI I MËSOI GJYSHI SHKRONJAT
Gjyshin tim shumë ekam dashur
Ia dërguan ftesën
Dalim me nipin -
*auslander = në gjuhën gjermane njeri
MBESA S'DO NGATËRRESA
Kur me plakën përlahemi
Kam një mbesë të vogël
PULA N'INTERNET
Para shumë vitësh
Recenzion
Nga Ismet Tahiraj NJË DHURATË E BUKUR PER LEXUESIT E VEGJËL Agim GASHI , "GJYSH TE KAM SHOQE" ,
botoi shtëpia botuese
SHQIPERIA
ETNIKE - Prishtinë ,
2009
Lexues të dashur dhe të nderuar, poeti Agim Gashi ka kohë që është i pranishëm
nëpër letrat tona me krijimet e tij letrare, por kësaj radhe ai na vjen me
përmbledhjen e tij të parë me një titull mjaft simpatik “ Gjysh të kam shoqe” ,
duke na dhuruar kështu vargjet e tij të krijuara në kohë dhe vende të ndryshme.
Vjershat e tij janë të shkruara me kujdes dhe shpirt për çka besoj se do t’i bëjnë shpejt për vete jo vetëm të vegjlëit, por edhe të rriturit. Vjershat e agimit në vete bartin porosinë edukative dhe vijnë në të shumtën e
rasteve edhe me një dozë të lehtë humori çka e bëjnë edhe më tërheqës leximin
e tyre. Siç e ceka edhe më lart autori në këtë vepër ka vjersha të krijuara këtu e
tridhjetë vjet më parë, por që as sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin
për çka dëshmojnë për fuqinë krijuese dhe cilësinë e autorit. Edhe tematika
e vjershave që përmban kjo përmbledhje është mjaft e larmishme. Autori shkruan
edhe për jetën rurale. Ja si e mban pezull lexuesin deri në fund se çfarë ishte ai
kalë, pa jelë, pa shalë, pa këmbë pa veshë:
ju bëj be në mollë ju betohem në dardhë kali i parë- që e shalova në arë nuk ka qenë lodër fëmijësh as kali prej druri po...një dukë gruri..! Shkruan për trimat. Vjershën me titull Bac u kry, e nisë me vargjet: Kush tha rënia sjell humbje - nuk është e vërtetë , rënia jote Baca Adem - na dha forcë për jetë. Kur Agimit iu desh të emigrojë si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë nëpër
vendet e
ndryshme të perëndimit, ai atëherë e pa se sa e rëndë është jeta jashtë
atdheut,
jashtë vendlindjes. Prandaj edhe për mërgimin dhe jetën atje ka një varg
vjershash
që i shpërthejnë nga brendia e shpirtit.
Duke trokitur derë më derë e duke kërkuar banesë, vendësit mund ta pranonin
në
banesë ndonjë familje me qenë a mace, por jo edhe me të huajt që ishin me
fëmijë. Në fund të përpjekjes për të gjetur banesë, Agimi përmbyll vargjet në
bisedë me nipin:
Rrugës për shtëpi më thotë Beni- gjysh, më mirë paska qenë të kisha qenë k’lysh! Malli për vendlindjen nuk e len të qetë. Mendjen dhe ëndrrat i ka në Kosovë, sikur
të gjithë mërgimtarët tanë, shumë prej të cilëve me vite nuk e kanë vizituar
Kosovën për shkak të statusit të pazgjidhur të tyre. Ja një dialog në mes të Lindës,
e lindur jashtë atdheut dhe Mërgimit që ende e mbante mend vendlindjen:
Si s'të pëlqejnë vëlla he ti mbetsh pa mend, ku ka lojëra më të mira -sesa në këtë vend ?! Ka, si nuk ka ia ktheu Mërgimi-Lindës, lojërat më të bukura n'livadhe t'vendlindjes. Në këtë tematikë ndërtohet edhe vjersha për pagëzimin e nipit. Pas shumë e shumë
propozimesh për emra të bukur, më në fund vendosin që nipin ta pagëzojnë me emrin
Atdhe.
Derisa zogjët shtegtarë vijnë nga jugu dhe andej kthehen prapë, autori thotë : Zogjët e Kosovës Zogjët e vendit tim Nuk ikën në jug Por në perëndim Mirëpo, ai i thërret të kthehen nga vendet e huaja, atje ku bukës i thonë bukë
e ujit ujë. Atje ku gjumi të merr më mirë. Atje ku edhe ëndrrat janë më të
bukura sesa në vend të huaj. Autori thërret bashkatdhetarët të kthehen atje sepse:
Na thërrasin varret na thërrasin pragjet, - na presin nënat t'ua terim faqet. Vargu i tij është i qetë në shikim të parë por karekterizohet me thellësinë e tij dhe
përmbajtjen porositëse. Ai din të jetë gazmor por herë herë sjell edhe
shqetësimet dhe brengat që i preokupojne fëmijët.
Autori ne kete permbledhje sjell kujtimet nga fëmijëria e tij por edhe nga fëmijëria e fëmijëve tanë në mërgim ku jeton edhe vetë poeti. Pasi Agimi është edhe gjysh, as atij nuk i kanë shpëtuar pa i zënë frymëzimet nga loja me nipër e mbesa. Edhe vet titulli i kësaj përmbledhjeje e dëshmon këtë. Mbesa në pamundësi të shoqërohet me mocaniket shqiptare e ta ndajë lojën me të, ajo luan me gjyshin. Prandaj edhe ajo i ka thënë: Gjysh të kam shoqe. A nuk është ky titull mjaft domethënës. Gjyshi Agim, sikundër edhe gjyshët tjerë, luan me nipër e mbesa nganjëherë deri në atë masë kur mbase i bëhet edhe pak tepër. Ai edhe mund të lodhet nga loja që fëmijët e duan deri në pafund, por gjyshi prapë mbushet energji. Mbushet energji nga nipërit e mbesat të cilët ia mbushin
bateritë:
A e dini ku e merr gjithë atë fuqi?!!! Nipër dhe mbesa - i ka bateri. Agim Gashin e brengos pa masë edhe frika nga asimilimi i mijëra fëmijëve tanë
në shtetet e ndryshme jo vetëm të Evropës. As këtë brengë nuk e ka lënë pa e pasqyruar në disa nga vjershat e tij. Ai që e kupton peshën e
kësaj dukurie nuk mund t’i lexojë këto vargje pa iu rrënqethur trupi. A nuk është e rëndë kur gjyshi nuk mund të merret vesh me nipër e mbesa, të cilët flasin në gjuhë të
huaj.
Një gjysh mezi kishte pritur ta marrë vizën e të shkojë te nipërit e mbesat, por : Qëndroi veç një javë - kish ardhë për një muaj, me fëmijët s'u mor vesh -flisnin në gjuhë të huaj Me shpresë se do të kënaqeni me vjershat që përmban kjo përmbledhje,
ju dëshirojmë lexim të këndshëm, kurse mikut Agim Gashi i dëshirojmë
shëndet të mirë, sukses në punën e tij krijuese që të mos ndalet, por të na
dhurojë edhe libra të tjerë si ky.
|
HALIL XANI
UNË DHE BABI MJESHTËR
(Vjersha per Femije) __________________________________________________
|
Re te zeza mbuluan Prekazin
Shume çetnike e nxine lendinen
Adem Jashari dredh mustakun
Dhe ne çark e puth martinen.
Ne nishan te pushkes se gjate
Pak me tutje Shaban plaku
I betuar n`shqiponje t`flamurit
Per te gjalle s`levize nga pragu.
Nga frenxhia bertet Hamza
Si kreshniket ne dite te veta
Heu çetnike ju fare e felliqur
Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisen pushket pernjehere
Si rrufete qe bijne nga qielli
Gjoksin Hamza i ve gjyles
N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Lufte e kenge Ademi i nise
Sikur kosa qe rrezon barin
Rrezon çetniket balleqendise.
Komandanti eshte i gjalle
Legjende u be ky emer
Gjithe shqiptaret kudo jane
Komandantin e kane ne zemer.
PARA VARRIT TE KOMANDANTIT
(Nje ushtar i bataljonit “Atlantiku”)
Larg ne Amerike ishim
Mendjen n`Kosove e kishim,
N`jug t`Evropes plake
Kosova digjej flake.
Formuam “Atlantikun”
Kaluam Atlantikun,
Te veshur me barot
Kosoves t`i dalim zot.
Rezezat i shporrem qiellit
Per rrezet e ngrohta te diellit,
Erdha ne Prekaz o trim
Edhe sot je komandanti im.
Buza me dridhet ne vaj
Mos me qorto pse qaj,
Deri ne fund te kesaj bote
S`harrohet lavdia JOTE.
ERDHEN PIROMANET
Erdhen piromanet
Edhe ne fshatin tim
Çdo shtepi
E dogjen me benzine
Keto bisha Karpatesh
Gjakpangopura
Nuk kursyen shkollen
As xhamine.
Erdhen piromanet
Me zjarr e thika
Nga faqja e dheut
Ta fshijne Dardanine
Shume prej tyre
Ne keto shkrepa
Lane eshtrat
Kane bere hesapin
Pa hanxhine.
Mashtrohen piromanet
Gjaku s`na ligeshton
Nuk nenshtrohemi
As sot as kurre
Edhe nese Kosova
Ngele ne qika
Edhe nese ne te
Nuk ngele asnje burre.
PSE ?
Ka shume e shume pyetje
Drenicakja e vogel Rine
Pse ma vrane qenin
Pse ma vrane bagetine?
Pse ma dogjen fletoren
Perplot me vizatime
Perse ma vrane lapsin
Ai ish pushka ime?
Pse ma dogjen shkollen
Ç`iu beri ajo valle
Pse m`i vrane pumat
Qe me ngelen ne shkalle.
Pse grate e botes
Qe lindin ne spitale
Nuk e ngritin zerin
Per lindjet tona ne male?
ME THANE…
Me thane lulet
Na merr ne vjershe
Vjersha do behar,
Me thane bletet
Ç`bejme ne pa lulet
Vjersha do nektar.
Me thane femijte
Na merr edhe neve
Vjersha do rrite,
Me tha dielli
Lulet, bletet, femijte
Nuk bejne dot pa drite.
Me tha shiu
Edhe une do te vi
Pa stuhi e ere,
Si do te rriten lulet
Si do te rriten femijte
Kur s`shohin ylbere.
Ua hapa deren
Luleve, bleteve
E femijeve pernjehere,
Hyri edhe dielli
E mora dhe shiun
Vjersha u be ylber.
Me tha trimi
Me pushken time
Edhe une do te vi,
Ju asnje pa mua
Fare s`keni vlere
Po s`patet liri.
LIRISE
Ne Likashan e Drenice
Lirise iu gezua edhe guri
Ne fshat mbi gjashte lisat
Lirshem valon flamuri.
Liria ka arome lulkuqeje
E ngjyrosur me ngjyre gjaku
Ajo ka flatra sikur pellumbi
Vjen e na pergezon te pragu.
Dhe ju pyetni kush e solli
Nga Bajgora n`male te Sharrit
Ne gjithe Kosoven ate e solli
Ushtria e Adem Jasharit.
SHUME DEGE NE NJE TRUNG
Ne Likashanin shkembor
Jane gjashte lisa shekullor
Me dege te gjera lisat bung
Qe te gjashtet ne nje trung.
Istikam i UÇK-se dikur
Sot mbi ta valon flamur
Duke biseduar me ta
I pari lis keshtu me tha:
Jam Shqiperia, zemra ime
A e sheh nuk jam jetime
I dyti lis me kapi per dore
Une-tha-jam Kosova Lindore.
I them te tretit ti kush je
-Ilirida si s`me njeh
Me Kosoven ketu rrime
Kemi prane dhe Qamerine
Me Plave-Gucine mish e asht
Sa shume dege, por nje trung bashke.
Keshtu te gjashtet jemi rrite
Bashke i perballuam stuhite
Na u zgerdhine bishat me dhembe
Por gjithehere qendruam ne kembe.
RILINDJA E RILINDJES
(Me rastin e daljes pas 9 vitesh ndalese)
Ishte viti gjashtedhjete
Une atehere isha femije
Me shume gazeta ne dore
Ne shkolle erdhi nje njeri.
Oren e pare me mesuesin
Erdhi ai xhaxhai me plis
Nga nje gazete na shperndau
Mbi banka t`gjitheve-gratis.
Te gjitha shkronjat s`i kishim mesuar
Ama kalonim n`harmoni pa grindje
Ndersa gazetes qe kishim ne duar
I thoshim Rilindje e dikush Lirindje.
Me “Rilindjen” u rritem bashke
Ajo kishte faqen per femije
Duke lexuar poetet me te vjeter
Edhe une nisa t`botoj poezi.
Kur u be e zonja kur u be e madhe
Pse thoshte t`verteten pengesa i vune
Dhembjen e saj tash sa vite
Me shpirt e zemer e ndjeva dhe une.
Rilindja e “Rilindjes” me gezoi pa mase
Une po thinjem ajo le te rritet
Rruge me gjemba kurre mos paste
Rrita e saj kurre mos t`nderpritet.
TE LUMTE MESUESE
Nje mesuese
Zemermadhe
Invalidet i vizitoi
Pa u hamendur
Nxori kuleten
Tere nje rroge
Ua dhuroi.
-Merrni-u tha
Me gjithe zemer
Mesuesja jone
Si sorkadhe
Mos me pyetni
Fare per emer
S`po ua jap
Per mendje
Te madhe.
Zemermadhja
Keshtu foli
S`deshi deftese
Emer nuk la
U nis nga dera
Dhe doli
Lamtumire
Trima iu tha.
URA E MIQESISE
Jane te medha
Ne Peje urat
Mbi Bistrice,
Jane te medha
Mbi Iber urat
N`Mitrovice,
Jane te medha
Ne Gjakove urat
Permbi Dri,
Jane te medha
Mbi Sitnice urat
Ne Vushtrri,
Ka te medha
E me te medha
Ura n`kete toke,
Por me e madhja
Me e forta
eshte nje ure
Qe i lidhe
Dy shoke.
KUR U NISEN PER KURBET
Kur u nisen per kurbet
E mashtruan Pajtimin
Po shkojme te daja,
Kur shkelen ne toke te huaj
Djali i vogel u habit
Te dajte s`ka tramvaja?!
Duke shetitur ne park
Ne mes njerezish te huaj
Voglushi vuri re,
Ju m`keni mashtruar
Keta s`jane dajte e mi
Nuk flasin si ne.
Kur ulen per te ngrene
Le nje vend te zbrazet
Per gjyshen ne fshat,
Nuk i bejne pershtypje
Lodrat as qyteti
Dot s`behet rehat.
ALFABETI I GJUHES SHQIPE
Arta tha-ta shkruajme nje poezi
Beni tha-edhe une jam dakord
Cili s`do te pajtohej foli nje syzi
Çka po presim t`ia nisim qe sot.
Dardani tha-jemi tridhjete e gjashte
Dhe aq shkronja ka alfabeti
Ermela nje voglushe flokegjate
eshte mire tha vjersha te jete sa deti.
Flora tha une lulet shume i dua
Genti tha nga gjumi libri m`ndane
Gjithkush veten e tregon me pune
Hana foli kr fjalen ia dhane.
Iliri tha kengen shume e dua
Jeta tha me pelqen aktrimi
Kushtrimit shtatgjate e faqeftua
Loja e basketbollit dhe vizatimi.
Llokume, embelsira me ben mamaja
Mesuesen do ta therrasim patjeter
Nadia-tha n`ditelindje me vjen daja
Nje dite me ka lajmeruar me leter.
Ora kalonte vargjet shtoheshin
Porsi shtepia e re gure mbi gure
Qendresa tha qe te mendoheshin
Radhen t`ia lene zotriut Flamur.
Rrumbullakohet ngadale poezia
Secili diçka te re propozoi
Shumkush i tha mendimet e tija
Teuta e vogel shoket i degjoi.
Tha Mirjeta vjersha u be si tren
Une jam ne te tetin t`parafundit
Vagoni i fundit pastaj vjen
Xerxa nuk eshte stacion i fundit.
Xhyla doli para shokeve te vet
Ylberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash
Zell kush ka, ne te gjitha lendet
Zhvillon lehte çfaredo detyrash.
VJESHTA
Nje sorre ne plep
Ne toke shume flete.
Bujku ne are
Ne toke shume fare.
Ne qiell rete zi
Ne toke shume shi.
Tash me shume
Ka uje ne lume.
VJESHTA ECEN DHE FLET
Vjeshta i hap dyert e shkolles
Nxenesit i fton te hyjne ne klase
Shpejt i pjek kokrrat e molles
Dardha e rrush dhuron me thase.
N`kopshte me vjelesit vjeshta flet
Kuvendon me bujkun ne are
Flet edhe me lumin e rritur qe nget
Shpezeve shtegtare u thote udhe e mbare.
Te luaj me gjethe enda ia ka
Iu fryne nga Kosmaçi ne Qyqavice
Shume drunj pa gjethe tashme i la
Ne ane te Prishtines e n`Mitrovice.
Flet me barinjte koder me koder
Neper Presheve e neper Prizren
Sa e sheh ne Tetove e sa ne Shkoder
Ne male e fusha kudo e gjen.
Flet edhe me dimrin me ne fund
Mireseardhje i deshiron atij
Te kenaqen femijte ne qytet e katund
Ne Sharr e Brezovice me saja e ski. |
MBREMJA NE PYLL
Hena faqen
Qet mbi mal
Zogu n`qerdhe
Bie ngadale.
Hena driten
I leshon pyllit
Lehte puhia
I bie fyellit.
Lart prej deges
Nje gjeth leshohet
Shoqeve t`zverdhura
Iu bashkohet.
Kitra shoqes
Ia ben me bisht
Eja te luajme
Ne lajthishte.
MAMI E BABI JANE SI NJE
Miku ka pese femije si drita
Tri jane yllka e dy petrita.
Ata kane lodra shume
Tren, gjirafe, arushe, majmun.
Fjale pas fjale e ore pas ore
U fol per dashurine prindore.
Rina beri be ne henen
Se ajo me shume e do nenen.
Edlina e dyta iu revanshua
-Une babin me shume e dua.
Edvini ne dore kish nje majmun
Tha-asnjerin s`i dua une.
Edoni i vogel picerroi syte
-Une i dua-tha-qe te dyte.
Venita e vogel bente sehir
-Ju asnje s`e keni mire.
Une e di nuk ka kandar
Qe peshon dashuri te ndare.
Mami e babi jane si nje
Me e madhja dashuri.
Por ketu nuk mbaroi mahia
Plot me gaz u mbush shtepia.
KUSH KERKON FALJE
I SHPETON VESHI
-Mos ketu e mos aty!
Babi ma drejton gishtin
Keshtu po ia nxjerr bishtin.
Ai i vare mustaqet
Kur vonohem n`loje
Me ore s`me flet me goje.
Duke lozur me motren
Lemsh i beme kau?at
Me babin i prishem kapu?at.
Ma afroi gishtin te hunda
E iu shtuan ca rrudha balli
Edhe nje here gabove-vajhalli.
NE KOPESHT ZOOLOGJIK
Nje grup nxenesish te klases se tete
Vizituan Shkupin me prinderit e vet.
Vizites se dites s`do t`i vehej pike
Po nuk e pane kopeshtin zoologjik.
Artani shikonte majmunin me habi
Dhe iu drejtohet shokeve te tij:
-Shpesh mesuesja me thote majmun
Por majmuni nuk qenka si une?
Drenusha s`ka pare dren ne fushe
Tash pa frike e pergedhel ne gushe?
Rozafa vertet ka qafen e gjate
Por assesi te matet me gjirafe?
Duke shikuar luanin, Luani tha:
Emer te fuqishem mami me dha.
Me tutje mbi uje kercente delfini
-Obobo ?fare mrekullie, foli Drini.
Ecim tha me i vjetri se po behet nate
Deri ne Prishtine na pret rruge e gjate.
MENDOVA SA ISHA NE DET
Mendova sa isha ne det
Si ta marr pak det
Ta sjelle ne Kosove
Per femijte qe s`kane leke
Por edhe per pleqte
Qe s`jane mire me shendet
Thash si t`ia marr
Pak det Shengjinit
T`ia fale Dukagjinit
Pak rere e uje te kalter
Ta marr nga Kavaja
Thash s`behet belaja
Ta sjelle rreze Qyqavices
Per femijte e Drenices
Keshtu mendova nje vjet
Kur isha ne det.
SI U DJERSIT DORDOLECI
Femijte e Polacit
Ne koder ne Radefc
Bene nje dordolec.
Nen sqetull
I vune fshese
N`vend te hundes
Nje spec.
Ne vend te syve
Dy thengjij
E ne koke
Nje kusi.
Rreth tij pastaj
Nisen vallen
Dore per dore
Dikur u gjuajten
Me topa bore.
Kur nga jugu
Fryu nje puhi
Femijte dordolecin
E shikonin me habi
Si u ?djersit? i teri
E me vone u shkri.
O PETO, O BABO
Personazhin tim nga qyteti
Prej dashnise e therrasin Peti
Shpetim emrin e ka voglushi
Ka dy sy si dy kokrra rrushi.
Gjyshi e therret, o Petooo
Peti ia kthen, o babooo
?eki?in e mban si mjeshter
Kerkon laps e kerkon leter
Ende gishtin e mban ne goje
Don nje zog ta vizatoje
Neper shtepi ben potere
Me ?eki? troket ne dere.
Ne mengjes ngjitet si klyshi
Me ?eki? troket te gjyshi
Ai pergjumshem syte ferkon
Zgjohet Petin e perqafon.
Laps e leter i mban n`dore
Dhe ?eki?in si murator
Keshtu Peti nga Qyteti
Hyri ne vjershe te poeti.
SHETI NEPER TOPONIME
TE POLACIT
Tremba nje lepur
Ne Lug te Vushtrrise
Iku nga zagari
Kah Lugu i Lejthise.
Pasatj mori vrapin
Arave te Stanit
Lugut te Zabelit
Kah Lugu i Xanit.
E ndoqa bishtcubelin
Kah Lugu i Kaprollit
Ai e mori vrapin
Ne Lug te Roshkodolit.
U lodha une
Dhe zagari i mikut
Duke vrapuar
Kah Arat e Sadikut.
Me doli ne Kopshtije
Ne Ara te Kroni
Kah Lluga e Keqe
Mberriu Te Betoni.
Ne Lug te Behlulit
Pas tij kah mesi i drekes
Arrita pastaj
Ne Lug te Hasan Lekes.
Te L`keni i Polacit
Lepuri me beri leqe
Une tere i djersitur
Ai u fsheh n` Lluge te Keqe.
DARDHA PLAKE
Nje dardhe te madhe
Ne oborr e kam kahere
Jep fruta te embla
Si sheqer ?do vere.
Askush s`di te thote
Kush e ka shartuar
Por s`ka njeri ne fshat
Qe s`e ka shijuar.
Me dardhen e vjeter
Me lidhin shume kujtime
Nen te u mblodhen burrat
Ne gezime e hidherime.
Nen te u bene dasma
U hodhen shume valle
U shtruan shume sofra
Si nen ombrelle te madhe.
Sapo sheroi plaget
E luftrave te kaluara
Serish u plagos
Nga bishat e terbuara.
Sa me shume qe hane
Nga kjo njerezit sot
Aq me shume qele lule
Dhe jep fruta ne mot.
Une nen te u rrita
Sikunder edhe babai
Por as gjyshi nuk e dinte
Ditelindjen e saj.
BABI IM
Babi im ndjese paste
Bente shtepi prej guri
E luge prej druri.
Me pe te lyer ne bloze
Drurit i binte vi
E latonte si qiri.
Femijve te mehalles
U bente ski e saja
Te rreshqitnin ne ograja.
(Para se te dilnin
Te ai e jepnin betimin
Se s`do ta lenin mesimin)
Kur bente ndonje shtize
Furke a ndonje shkam
I lemonte me xham.
Edhe femijte e mehalles
Ju them pa shaka
Si une i thonin baba.
Nder ndeja burrash
Tregonte shume mahi
Pa lenduar njeri.
PER NENEN
Kur dola nga shtepia
Me perqafoi me malle
M`tha ma ben hallall
Se nuk me gjen gjalle.
E pashe i fshiu lotet
Me cep te shamise
Qajta prej merzise
Kur dola prej shtepise.
Degjova se ka vdekur
Nenelokja ime e mire
Me shpirtin e delire
Larg jam sa veshtire.
Gjumi kur me ze
endrrat atje me qojne
Femijte qe me rrethojne
Dot nuk me ngushellojne.
UNE E BABI MJESHTER
Babi me ?eki? e dalte
Gdhendte nje gur
Une me pene nje fjale,
Ai kryente nje rresht
Ne mur te shtepise
Une nje strofe te poezise.
Ai kryente nje kat
Une nje vjershe.
Babi me pe
Te ngjyer ne bloze
Lendeve iu bente vi
I drejtonte si qiri
I vente ne ?ati.
Une fjale pas fjale
Strofe pas strofe
Vjershe pas vjershe
Bera nje liber
Per femije.
Ai me qerpiq e gure
Beri shume shtepi,
Une fjale pas fjale
Bera dy libra per femije,
Babi ishte mjeshter
Une jam biri i tij.
U BERA GJYSH
Vajza e madhe
Shkoi ne maternitet
Ne me femijte
U ndame ne dysh
Dikush thoshte djale
Dikush thoshte vajze
Cingeroi telefoni
Me thane u bere gjysh.
Dhendrrin e vajzen
Ne dere te oborrit
Me foshnjen n`gryke
I pashe duke ardhe
Plot me gaz
U mbush shtepia
Foshnja ishte
Pellumb i bardhe.
KATER NIPER
E NJE MBESE
Kam kater niper
E nje mbese
Mbesa e ka emrin Rinese.
Me te voglen
Gote sherbeti
E ka gjyshi mbese hasreti.
Me i madhi
Me i miri
Nder te gjithe eshte Samiri.
Rimi e Limi
Jane binjake
As ata s`i dua me pak.
Kur ne dhome
Se bashku rrime
Nje n`preher nje n`shpine.
Derisa te shkojne
Ne gjume
Grinden kush me do me shume.
E une iu them
Me plot goje
Se te gjithe i dua njesoj.
ME THUAJ GJYSH
Me thuaj gjysh
Bora a ka naze
Atje ka rene ne kodra
Ketu vetem ne pullaze.
Me thuaj gjysh
Hena naze a ka
Here del rrumbullake
Here si draper e kam pa.
Me thuaj gjysh
Naze a kane lumenjte
Qe here rrjedhin qete
Here i mbushin perrenjte.
Me thuaj gjysh
Ti a je nazeli
Kur thua s`dua pite
Me ka enda fli.
Gjysh tash jam rritur
Dhe mire po e di
As bora
As hena,
As lumi,
As gjyshi
S`eshte mire
Te jene nazeli.
BENI KURRESHTAR
Nga i merr ngjyrat
Lulja ne livadh
Sa larg eshte hena
Dielli sa eshte imadh?
Sa i madh eshte dielli
Henen a e ze gjumi
A ka fund qielli
Ku e ka skajin lumi?
Ne Mars a ka jete
Ku rrine diten yjet
Ku e marrin blerimin
Fushat edhe pyjet?
Benit kurreshtar
I thote gjyshi plak
Keto i gjen ne libra
Kur te rritesh edhe pak.
DIMRI
Thone edhe dimri ka dore
Ngado hedh e hedh bore
Mbulon zbardhon mal e bare
Jorgan per grurin ne are.
Ai pikturon qe ?`ke me te
Xhamat ne dritare i ka atele
Me shall n`fyt e ?izme n`kembe
Femijte dalin ne diell ?me dhembe?.
Neper drunj me nuk ka gjethe
Edhe prane stufes plaku ka ethe
Per nje trohe buke trumcaku
I uritur me frike vjen te praku.
?`ben tash lepuri ne fushe
Pa ?izme e shall ne gushe
Kam frike edhe nese vjen
Lakrat ne kopesht nuk i gjen.
Po drenusha ne mal si del
Nuk ka doreza as kapele?
S`ESHTE KOHA
PER PERRALLA
Gjyshi thoshte kur ishte i ri
Turp te mbahet ne preher djali
Tash niperit i hipin ne shpine
Dhe i bertasin hajt di, di, kali.
Niper e mbesa kinse ne loje
Gjyshit ia heqin edhe plisin
Besa shpesh ne preher e pshurrin
Nuk merziten abdesin qe ia prishin.
Gjyshi per oden ka nostalgji
Ku rrinin burra e pleqnare
E jo si tash ne dhoma grash
Femijte ta bejne kale e gomar.
Ne kete kohe te internetit
Tha nje plak nga Rezalla
Gjyshe e gjyshe s`jane per muze
Edhe pse s`eshte kohe per peralla.
MBAJE MURIN
Nastradinit plak
Nje dite i tha nje fqi
Si po i mashtron njerezit
Me ty shume ?udi.
Hoxha u mendua
I tha fqiut dikur
Po shkoj per qitape
Mbaje ti kete mur.
Ne shtepi Nastradini
Ndejti nja nje ore
Fqiu ende murin
Po e mbante me dore.
Leshoje tash murin
O fqi i uruar
Ja keshtu si ty
Te gjithe i kam mashtruar.
NASTRADINI DHE GRATE E TIJ
Nastradini kishte pasur dy gra
Ato grindeshin benin bela
Here njeren here tjetren i thirri
Iu dhuroi te dyjave para floriri.
Nuk kaloi nje kohe e gjate
Prap filuan te ziheshin grate
Sapo beheshin te dyja tok
Njera-tjetren e kapnin per floke.
Nje dite prej ditesh hoxha i zuri
Te dyja ne banke te zeze i vuri
?`keni qe ziheni mori te shkreta
E shihni me pele perdore ju gjeta.
-Efendi- i thane na trego
Cilen me shume prej nesh e do?
-Ate qe i dhash floririn e dua une
Ato shkuan ne te vetat pune
Dhe kurre me nuk u zune.
SA KEMBE I KA GOMARI
Nastradini hipur ne gomar
Takohet me nje udhetar
Me hoxhen u mahit udhetari
E pyeti sa kembe ka gomari.
Nastradini zbriti ia numeroi
Pastaj me ze atij i tregoi
-Une e di-tha ai-po pse zbrite
Sa kembe ka gomari a nuk e dite?
-Jo, jo une e dita edhe pa zbrite
Po thash ta mbush ty koken e merdhite.
NASTRADINI KEPUCET ME VETE
Nastradinin e shohin do ?obane
T`ia marrin kepucet e bejne plan
-Jemi te vegjel ketu po rrime kot
Mollet qe po i shohim s`i arrijme dot.
Ai i zbathi kepucet por s`i la ne toke
I mori te dyjat i lidhi per shoke
Ata u habiten keshtu kur e pane
-Leri hoxhe kepucet-femijte i thane.
-Po ju shkundi molle e hani sa te doni
E sa per kepucet ju kot me keshilloni
Mallin afer vetes une gjithehere e dua
Ku ta di pastaj nga me qet rruga mua.
KU TE DOJE MUSHKA
Nastradini hipur ne mushke
Kokelarte qendronte si krushke
Mundohej per freri ta drejtonte
Po ajo kryeneqe nuk e degjonte.
Pas pak u takua me nje njeri
-Per ku je nisur o hoxhe efendi
-Besa s`po di as vet kah po shkoj
Le te me qoje mushka kah te doje.
NASTRADINU U RREZUA NGA KALI
Nastradini hipur ne kale te vet
Na ishte nisur per ne qytet
Kali u tremb e hodhi pertoke
I erdhi inat e pane disa shoke.
Rrokotel ne toke u hodh plaku
Larg i shkoi qallma i rridhte gjaku
Shokeve qe qeshnin hoxha iu thote
-Kali i trembur mua me rrezoi kot.
Une edhe ashtu desha t`i zbres
Nuk i rri hipur kalit teknefes
-Mire po thua o hoxhe jarani
A hipe njeriu ne shale shejtani.
NGJITJA BISHTIN NESE DO
Nje dite Nastradini vajti ne qytet
Ne treg ta shiste gomarin e vet
Iu afrua njeri bishtin po ia mate
-Desha ta blej po paska bisht te gjate.
Keshtu ai i tha e iku pazarit
Hoxha ia shkurtoi bishtin gomarit
Me vone i tha nje tjeter teveqel
-Desha ta blej po qenka bishtcubel.
-Jo, jo, i tha hoxha hi? mos u largo
Ne xhep ia kam bishtin ngjitja nese do.
KAH DUHET ECUR
Kishte pas vdekur
Nje njeri
Nastradini imam
Xhemati pas tij
E pyeti hoxhen
Njeri n`mes te xhades
-A duhet ecur para
Apo pas xhenazes?
Ia ktheu hoxha:
-Degjo ore hut
Kryesorja eshte
T`mos jesh n`tabut.
NASTRADINI NE SHKODER
Kur kendej Nastradini
Te gjithe i beri perralle
Tha te shkoj ne Shkoder
Malli me ka marre.
Atje me te paret
U takua me femije
E nisen biseden
Per kopeshtari.
Iu tha Nastradini
-Kah ne lum baca
Rriten lakrat
Nje nuk e ze kaca.
Kur hodhi shikimin
Nga liqeni pa bardhesi
?ka punohet atje
Ju lutem femije.
-Ato jane bujashka
Mjeshtrit po punojne
Per lakrat e juaja
Kaca po ndertojne.
U ndal efendia
Me vete u mendua
-Po kthehem-tha prapa
Ketu s`ka buke per mua.
NASTRADINI, VAJZA DHE MULLIRI
Nastradini kishte planifikuar
Nje mulli per ta ndertuar
Vuri themelet ne nje lendine
Por lume s`kishte ne ate rrethine.
Nje dite e bija buken kur ia qoi
Nisi me babahoxhen te bisedoje
-O baba njerezit kur te vijne
Kuajt e qete uje ku do te pijne?
Hoxha te bijes ia dha hakun
Hodhi ?eki?in drodhi mustakun
Rrofsh moj bija ime e mbare
Pse s`me pyete ne diten e pare.
PO ME DHIMBSEN DELET E JUAJA
Dervish Goxhuli nje dele pati
S`kishte ahur as ushqim i ngrati
E dergoi delen ne fshat te nje fqi
Ta kaloje dimrin me delet e tij.
Pasi kaluan disa dite e net
Dervishi per dele pyet fqiun e vet
Kurse ai me keqardhje ia ktheu:
-Na ra mbreme ujku e delen ta preu.
-Hajerli-qofte Goxhuli tha
Ashtu qenka shkruar or vella
Nuk po me dhimbset ajo e bekuar
Por te juajat qe qenkan frikesuar.
KANDILI MBURRAVEC
Kandili plot vaj bente drite
Nisi te lavderohej nje dite
-Teper i vlefshem une jam
Drite me te forte se dielli kam.
Fryu nje ere e lehte u fik fatziu
Duke e ndezur prap i tha njeriu
-Ndriqo o kandil e mos u mburr
Se vetem drite e yjeve s`shuhet kurre.
LUANI E GOMARI
Luani e gomari
Lidhen miqesi
Nje dite se bashku
Dolen ne gjueti.
Gomari hyri ne shpelle
Qe t`i trembte dhite
Kurse luan miku
Iu kishte zene prite.
Kur doli gomari
Luanit po i thote
-A e kreva mire
Une detyren sot.
-Besa ke palle shume
Ka gjemuar molika
Po mos te te njihja
Do te me binte pika.
LOPA DHI!
Deshi njehere nje fshatar
Ta shes lopen ne Pazar.
U moren vesh dy komshi
Atij lopen t`ia bejne dhi!
Diku ne rruge i del Fazliu
-Sa ben dhia lum komshiu?
-A je ne vete pashe ate buke
Nuk eshte dhi, eshte laruke.
Pak me poshte Aliu ia pret
-Sa ben dhia tregome drejt.!
-Edhe ti po lypshe mbyte
Shko te mjeku sheroi syte!
Ne treg njeri iu afrua
-Jaran, lopes sa po i thua?
Ti nuk qenke myshteri
Nuk kam lope, po shes dhi.
TE DIGJEM KU JAM RRITE
Na ishte njehere
Nje njeri i mire
Kish nje qosh me ferra
Skaj ares se gjate,
Kishte vendosur
T`i digjte me zjarr
Porse per gjallesat
I vinte mekat.
-Largohuni nga ferrat
Ju lus o gjallesa
Shkoi tri dite
Me ze te larte thirri:
-Une po ju lajmeroj
S`ju kam me qafe
Nese pastaj nga ju
Mbetet vetem hiri.
Pasi i dogji ferrat
Fshatari gjurmoi ne hi
E gjeti shqiponjen
Si thengjill te zi.
-O gjallese e shkrete
Perse nuk u largove
A nuk deshe vet
Apo s`me degjove?
-Te degjova mire
Na thirre tri dite
Por vendosa te digjem
Ketu ku jam rrite.
SHQIPTARI DHE MBRETI
Mbreti thirri nje shqiptar
-Kam degjuar te menqur jeni,
Ne dy pyetje t`me pergjigjeni
Nje shperblim nga une e keni,
Po s`i gjete behu gati
Koken do ta pret xhelati!
Pyetjen e pare i beri mbreti
-A e di sa pika uje ka deti?
Shqiptari u mendua pak
E iu drejtua mbretit plak:
-Ndalmi lumenjte mos te vijne
Sepse numrat m`i perzijne.
Pas kesaj mbreti i kish thene
-M`numero yjet ne qiell sa jane!
-Ti numeroj o mbret patjeter
Ve? sa qielli m`gjej nje leter.
Gishtin kokes mbreti i vuri
-Sa lehte ky mua me zuri.
Dhe tha:
-Merr shperblimin o shqiptar
Ju te gjithe ishit dijetare.
NJERI ME KeMISHe
PA HALLE NUK KA
Dikur,diku ne nje mbreteri
U semur mbreti tretej si qiri
Gjumi s`e zinte buka s`i hahej
Si dege e thyer mbreti po thahej.
Therrasin doktore e hoxhallare
Therrasin falltore e pleqnare
Nga shume ila?e kurrefare dobie
S`i beri hajer kurrefare hajmalie.
Nje i ditur tere naten nuk fjeti
Der`sa ila?in per mbretin s`e gjeti
Iu tha te kerkojne ne qytete e male
Te gjejne kemishe t`njeriut pa halle.
Shume asqere kerkuan e kerkuan
Njeri pa halle askund nuk takuan
Tjeter rruge ne fund nuk iu mbeti
Por pa ila? si te kthehen te mbreti.
Duke u kthyer malit afer nje stani
Degjuan kengen e nje ?obani
Asqeret e lodhur pa mase u gezuan
Ky eshte njeriu pa halle-menduan.
I rrefyen per hallin qe kishin
Ia permenden edhe bakshishin
-Po me vjen keq ?obani u tha
Njeri me kemishe e pa halle s`ka.
VASHA E L`KENIT
Halit Uka
Nje plak
Me mjekerr
Shpeshhere tregonte
Nje legjende
Te vjeter
Per L`kenin
E fshatit tim
Legjenda thote
Kete rrefim:
Rreth L`kenit
N`lendinat me bare
Ruanin kafshet
Barinjte fshatare
Dilte nga L`keni
Nje vashe si hyri
Me bosht e furke
Dhe me kaun e zi.
Ne breg te L`kenit
Kau i zi berlykej
S`kishte ka ne fshat
Qe guxonte t`i avitej.
Nje dite nje bari
Me vete kish menduar
Te farketari i fshatit
Ne mesdite kishte shkuar
I thote-o mjeshter
Gjilpera te me punosh
Per briret e kaut
Te paguaj me grosh.
Kur erdhi koha
Shtazet t`i leshojne
Prap n`breg t`L`kenit
Barinjte i qojne
Doli edhe vasha
Ashtu si ?dohere
Me furke e bosht
Shend e vere.
Bariu n`bri gjilperat
I vuri kaut te tij
E afroi te bregu
Prane kaut te zi
U skuq L`keni-1
Kau i zi u rrezua
Vasha leshoi furken
Gati u tmerrua
E mallkoi djalin
U zhyt ne thellesi
Me kurre s`u duk
Kjo vashe si hyri.
?
Thone atehere L`keni
Kishte uje shume
Lugines rridhte
Porsi lume
Mjegulla e tij
Dritherat kish demtuar
Ishin mbledhur burrat
Kishin biseduar
T`ia ndalin turrin
Ishin marre vesh
Me trina
Me therra
Me lesh?
Me t`mbyllur
Te L`kenit
Verejten ata burra
Uji filloi te rrjedhe
Ne tri fshatra
Ne tri gurra?
1. Keshtu thote legjenda per L`kenin e Polacit qe ka qene
ndermjet Polacit e Prekazit te Poshtem. Autori i ketij libri
mban ne mend se ne kete L`ke jane mbytur njerez veres
duke u lare, por edhe dimrit duke rreshqitur, kane rene nen
akull. Deri vone kishte edhe floren dhe faunen karakteristike.
Ky L`ke tash ka shterrur dhe eshte shnderuar ne nje fushe
me bare.
GJEZA
I rrumbullaket
Shume i nxehte
Pa te bota
Nuk ka jete.
( Dielli)
Here si draper
Here si buke
Nuk nxene fare
Terrin zhduke.
(Hena)
Si xixellonja
Naten ndrijne
Kur linde dielli
Valle ku rrijne.
(Yjet)
Si jorgan
Token mbulon
eshte e ftohte
Bimet i mbron.
(Bora)
Here ngadale
Here me turr
Hyjne ne det
E s`dalin kurre.
(Lumenjte)
Reja rese
I bie shuplake
Thua natyra
Po merr flake.
(Vetetima)
Llambat n`Radisheve
N`Galice e Kopiliq
I kane fitilat
Gjer ne Obiliq.
(Korrenti)
eshte me lara
Rrumbullak
Ne te femijte
Kane merak.
(Topi)
Gjate veres
Fle ne tavan
Kurse dimrit
Drute i han.
(Stufa)
Nje si sa?
E nje kuti
T`sjellin boten
Ne shtepi.
(Ant.satelitore)
Ngushte e mbyllur
Ne epruvete
Tregon per motin
Sa eshte i nxehte.
(Termometri)
Po te kesh
Supervesh
Merresh vesh
Me Bangladesh.
(Telefoni)
S`eshte pellumb
Me krah e sqep
Pa nderprere
Letra merr e jep.
(Interneti)
Ka tre sy me ngjyra
Nuk qane kurre
Ne udhekryq
Qendron si burre.
(Semafori)
Qofte vere
A tjeter stine
Kurre s`pushon
Vetem ngrine.
(Frigoriferi)
Andej-kendej
I sjell saora
I ben rrobat
Sikur bora.
(Lavatriqeja)
Here vjen poshte
Here lart ngjitet
Njerezit i barte
Fare s`merzitet.
(Ashensori)
E mban ne dore
Ajo gjemon
Pa u lodhur
Lisat i rrezon.
(Motosharra)
Nuk ha sane
Naften pin
Per ngarkese
Lodhje s`din.
(Traktori)
Nje barkmadhe
Me goje te gjere
Dimrit fle
Punon ne vere.
(Autokombajna)
E ema iken
Me gjeme e vaj
Nuk i ndahen
Bijte e saj
(Treni)
Ka shpine te gjere
Shkon detit te pafund
Ne te mund te hip
I gjithe nje katund.
(Trageti)
Bishtin e zjarrte
Nje shigjete
Gjer ne hene
U ngjit perpjete.
(Anija kozmike)
Vjetersira
Por me vlere
Aty gjenden
Kurdohere.
(Muzeu)
eshte nje tempull
Qe qeshon drite
Ua shton femijeve
Diturite.
(Shkolla)
eshte nje arke
Pa dry pa dere
Ajo ruan
Gjera me vlere.
(Libri)
eshte nje are
Ne te hedh fare
Lehte per ty
E korre me sy.
(Fletorja)
Njeri eshte
Vendit s`luan
Territ, t`ftohtit
Nuk i druan.
(Busti)
Ne te ulesh
Si ne shale
S`eshte gomar
S`eshte as kale.
(Karriga)
E mban ne dore
A ne tavoline
Kohen tregon
Nga gjumi te zgjon.
(Ora)
Nje suste nena
Kur e prek
Pogaqet ne te
Saora i pjek.
(Shporeti elektrik)
Nje zog i hekurt
Fluturon me flete
Ngjitet lart ne qiell
Atje permbi rete.
(Aeroplani)
Mbi lumenj
Permbi perroje
Nper te kalojne
Njerezit pa droje.
(Ura)
Shkojne dimrit
Veres vijne
Ia shtojne stines
Bukurine.
(Zogjet shtegtare)
E mban per brire
Shkon pas tij
Kryen shume pune
Ne bujqesi.
(Motokultivatori)
Kur e mundon barku
Zorret i perzihen
Nga goja vjell zjarr
Re tymi lart ngrihen.
(Vullkani)
Pas shiut ne qiell
Kur ka diell
Duket nje shirit
I teri kolorit.
(Ylberi)
Ka te medha
E te vogla
Per femije
Ka me lara
Kuqezi
Te gjithe e duan
Kur bie shi.
(Ombrella)
E kyq ne rryme
Diten a naten
Sa e ka gojen
E merr kafshaten.
(Fshesa elekrike)